Home | Personazh | Megi, "vajza" e Rames

Megi, "vajza" e Rames

image Megi Ajtyresa, kryetarja e FRESH

Pas kuintave te jetes se re te Megi Ajtyreses, 18 vjecares qe ka marre freret e FRESSH. Ka filluar te mbathe takat dhe premton se do te rritet ne politike. Portreti i vajzes se besuar te Edi Rames

nga Anduela Nika

Ka vetem nje muaj qe mbath taka. Eshte kunder tortave dhe pubeve; por jo kunder pirsing-ut. Sigurisht, vetem kaq nuk mjafton asesi per te pershkruar kryetaren e re te rinise eurosocialiste, FRESSH. Sepse 18 vjecarja Megi Ajtyresa, eshte 1.78 cm e gjate dhe me tendence per me lart, jo vetem ne shtat, por dhe ne politike. Ne fakt, per shumekend aspirant te karrieres politike, me lart se kaq nuk ka ku te shkoje. Perndryshe do te kapte sa hap e mbyll syte shtatlartesine politike dhe fizike te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Mos valle nje nder kriteret e freskimit te strukturave socialiste me elemente te rinj, jane edhe centimetrat?

E pra, emerimi i saj i befte ne postin e kreut te Forumit Eurosocialist, nuk ka kaluar pa batutat e rastit. Ka marre shume komplimente, me shume per hiret e padiskutueshme prej missi, sesa per aftesite, bashke me ndonje shpotitje tek-tuk, nga babaxhanet e PS-se si pershembull: “Ja cupa e Rames”. Por asaj pak ia ndjen, packa se e ndjen me te vertete veten “cupa” e kryetarit te PS, Edi Rama. Aspak biologjikisht, te kuptohemi, por nga menyra e te berit politike. Pak ekstravagante, por gjithsesi e kapshme nga turma; madje, e kapshme pikerisht per kete. Dhe pirsingu qe ka vene pak kohe me pare eshte pjese e kesaj strategjie. “Te jem me prane te rinjve”, thote kur e pyet se pse e ka vene ate gur ndricues. Nje hunde e shpuar per disa vota me shume? Per te, ne fakt ja ka vlejtur. Dhe shume madje. Dje ishte nje adoleshente e zakonshme qe adhuronte veshjen dhe te folmen e Edi Rames, ndersa tentonte te projektonte endrrat e saj ne qytetin verior te Shkodres, pa kurrfare ekzaltimi ne rutinen e perditshme. Sot eshte prape adoleshente, e adhuron serish Ramen, por tani perpos veshjes, i pelqen shume dhe menyra e tij e te berit politike, ka nje jete me aktive dhe njihet nga te gjithe. Nuk eshte pak. Megi Ajtyresa nuk ka dale nga ndonje reality show, ku kryetarit te PS i ka mbetur gabimisht i stakuar televizori dhe e ka pikasur, por nga vete baza e tij. Ajo ishte anetarja e pare e PS, sapo Edi Rama mori drejtimin e saj. Thote se nuk ka bere asgje per te rene ne sy te kryetarit. “Kam qene thjesht vetvetja”, pohon ajo per “Klan”. Dhe vetvetja per kryetaren e re te FRESSH, do te thote te behesh cope per punen tende, (grifshe ndoshta do te ishte e tepert), e vendosur per ta cuar deri ne fund punen. Ndoshta ka qene pikerisht ky vullnet sharmant i saj, qe e ka bindur Ramen ta vendose Ajtyresen ne krye te FRESSH. “Nuk ka qene Rama ai qe me ka vene ne krye. Por votat e forumit”, nxiton te theksoje Megi. Por eshte e vertete qe votat dy kandidatet e tjere ia falen. Po, po, e kuptuat mire, ia falen. “Nuk e di si dhe pse, por di qe dy kandidatet e tjere, njeri nga Berati dhe tjetri nga Durresi, m’i falen votat e tyre dhe ja tek jam ketu”. Tingellon cuditshem, por betohet qe eshte e vertete. Ne fakt, hata e madhe nuk eshte: Namik Dokle konkurroi perballe kandidatit per president te pare te Shqiperise pluraliste, Ramiz Alia, dhe dihet kush dhe me sa vota fitoi. Nejse, ajo thote se njerin prej djemve e ka zgjedhur dhe ne bordin drejtues te FRESSH, si per t’i treguar vleresimin per dhuraten qe i beri nje muaj me pare. “Eshte nje djale inteligjent dhe me shume ide”, kembengul duke u perpjekur ta vizatoje sa me me finese rivalin e saj ne tentative, qe tashme eshte nje bashkepunetor. Ajo te gjithe i konsideron bashkepunetore. “Ne partine tone te re (keshtu i referohet gjithnje PS me ne krye Edi Ramen) jemi te gjithe bashkepunetore. Une nuk i shoh si rivale. Ne fund te fundit ne jemi nje familje e madhe”. Nje familje e madhe per 18 vjecaren, qe sapo ka futur koken nen kete strehe, e cila me shume se ne nje rast ka treguar se me anetaret e saj nuk eshte dhe aq familjare. Gjithmone diku pikon. Por Megi eshte e lumtur ne boten e saj dhe ne inisiativen e madhe per te sjelle nje fryme te re ne FRESSH, tamam si ajo qe solli kryetari i PS pak me shume se nje vit me pare.

Tamam atehere filloi dhe aventura (nese mund ta quajme te tille) e Megi Ajtyreses ne politike. E kishte admiruar per se largu ish ministrin e Kultures, kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe tashme kryetarin e PS; tanime kishte mundesi te ishte anetarja e pare e epokes se tij. Jo pak, apo jo. “Me pare kam qene anetare e FRESSH-it ne Shkoder dhe jam angazhuar gjate fushates se fundit elektorale; anetaresimi ne PS ishte nje deshire e madhe e imja”. E cila afemendsh qe derivoi dhe nga zgjedhja e Rames ne kete post. “Sigurisht qe po. Mua me pelqejne gjerat e prekshme dhe jo ato imagjinare. Puna e Rames eshte reale. Te gjithe i shihni dhe i prekni ndryshimet, qe ka bere ai ne Tirane”. Eshte shume e sigurte ne ato qe thote, per me teper kordiale. Gjate gjithe bisedes, nuk harron per asnje cast te foluren me ‘ju’. “Keshtu kam qene gjithmone ne komunikim. Por tani me duhet te jem pak me shume e kontrolluar”. Aq sa harron qe eshte vetem nje 18 vjecare. Por nuk eshte se e ndjen dhe aq mungesen e nje jete mirefilli prej adoleshenteje. “Nuk me pelqejne pub-et, nuk jam fare tipi i tyre”. Ne qytetin e Shkodres, nga eshte dhe Megi, nuk ka patur shume mundesi zgjedhjeje per t’u defryer. I vetmi argetim per te ka qene navigimi ne internet dhe leximi i librave. Ah, dhe renia e kitares here pas here dhe shkrimi i ndonje poezie. Jo, nuk vargje dashurie. Nuk jane ne tipin e saj. “I kam poezi filozofike. Ndoshta nje dite do t’i botoj”, thote. Ndoshta kur te jete rritur me shume ne politike dhe te jete po aq terheqese sa dhe “Open Minds” (ekspozita me e fundit me piktura) e idhullit te saj Rama. “Ishin piktura shume filozofike. Me pelqen arti i tij”. Ne fakt asaj i pelqen cdo qe ka lidhje me Ramen dhe kete nuk e ka aspak problem ta shprehe. Po cfare ka pelqyer Edi Rama tek Ajtyresa, sa t’i besoje nje post te tille? “S’di c’te them, ndoshta perkushtimin tim ne kryerjen e saj detyre qe me eshte dhene. Jam shume e fokusuar ne ate qe bej dhe ne perfundimin me sukses te saj. Nuk eshte vetem ceshtje imazhi”, te siguron ajo duke iu pergjigjur ne njefare menyre, jo vetem pyetjes se paartikuluar, por dhe shume hamendesimeve te mases: Megi nuk eshte ne ate post vetem per imazh. Eshte nje organizatore e mire dhe krijon besueshmeri tek njerezit. Verifikohet kjo edhe nga projektet e shumta qe ka ndermarre me OJF e organizata rinore ne Shkoder. “Thone qe jam ‘e papare’ per te fituar projekte. Dhe rioorganizmi i FRESSH dhe sjellja e nje fryme te re, eshte pjese e nje projekti te madh. FRESSH ka aftesine te rilinde dhe me gezon fakti qe kete here do ta bejme te gjithe te bashkuar”. Po, sepse per te Forumi eshte i bashkuar dhe pozicionimin kunder te kryetarit te meparshem te ketij Forumi, Gjergji Koja dhe te ndjekesve te tij, e sheh thjesht si nje mendim ndryshe. Fakti qe eshte vetem 18 vjec dhe duhet te orientoje edhe 28 vjecare e vjecare, nuk duket se eshte me problem per te. Edhe pse ne mbledhjen e pare te bordit drejtues, ishte ne dileme te thelle nese duhet te ishte vetvetja apo duhet te tregonte qe ne fillim dhembet. “Zgjodha te jem vetvetja dhe pashe miratim nga te rinjte pas cdo fjalie qe nxirrja nga goja. Kjo me kenaqi dhe me dha akoma me shume force. Aty i thashe vetes, une bej per kete pune”.

Ndaj dhe tani e ka marre me entuziazem te madh. Eshte regjistruar ne universitetin privat UFO per Shkenca Politike dhe jeton vetem, ne kampusin e universitetit, se bashku me shume studente te tjere. Familja vazhdon te jetoje ne Shkoder. “Do te jete zgjedhja e tyre nese duan te vijne ne Tirane, aspak te ndikuar nga une. Ata e dine qe une ia dal dhe vetem”. Por “Ata” ne fakt, nuk eshte se kane qene dhe shume entuziaste per zgjedhjen e saj si kryetare. “Me kane derguar vetem nje mesazh te ftohte. Urime dhe kaq”, thote me pak keqardhje, ndersa shton. “Ata gjithnje me kane kerkuar qe ne cdo pune qe bej, te ve pasionin dhe asnjehere te mos e shoh si nje privilegj, por si nje detyre qe duhet ta kryej sa me mire. Dhe une kete detyre nuk dua ta shoh si privilegj, por si nje shans per t’u rritur sa me shume”. Dhe shihet nga takat e larta, saqe ajo qesh: “Po, rritja me ka filluar qe me takat”. Kjo eshte nje torture me te cilen tashme i duhet te mesohet, po ashtu me grimin dhe veshjen elegante. Te gjithe elementet qe ishin krejt te huaj ne jeten e saj te thjeshte e fare pa truk. Dhe sa here qe mundet nuk heziton ta vere ne dukje. Si ne protesten e pak diteve me pare. Kur Megi doli ne rruge se bashku me FRESSH-iste te tjere, sic kishte dale nga shkolla. Floket e mbledhura bisht, t-shirt dhe atlete. “E di qe me duhet te kem nje veshje te caktuar dhe sjellje te caktuar per pozicionin qe kam, por kur ju prezantohesh te rinjve, duhet te jesh si ata qofte edhe ne veshje, qofte edhe me pirsing”. Po ndonje tatuazh?! Ah, per te po mendohet me gjate. Jo se ka frike nga aget, por se do ta kishte te veshtire ta ekspozonte. Nje kerthize e zbuluar per te eshte e tepert. “Do te dilja fare nga tipi”. Nje tip shume klasik, me nje te folur ne dialektin shkodran me fraza te medha, qe lidhen gjithmone ne fjali qe kane llogjike mendimi.

Megi Aytyresa eshte pak e turbullt nga gjithe ajo vemendje qe papritur iu krijua rreth vetes, por premton se do ta shfrytezoje me se miri kete detaj. Eshte shume diplomate per moshen qe ka dhe shume e sofistikuar per t’u ulur kembekryq me te rinjte. Por ja qe dhe kete do ta beje. “Une do te jem aty ku jane te rinjte, me problemet dhe shqetesimet e tyre”, thote gjithe idealizem, e sigurte se do te ndryshoje shume gjera ne FRESSH. Ndryshime qe jane perkrahur dhe nga vete kryetari i PS. Te pakten per tani. Nuk ben plane per te ardhmen, por eshte e sigurte qe ajo do te jete ne politike. Me finesen e zonjushes, qe di te sillet me etikete, e ndihmuar dhe nga sharmi i padiskutueshem qe rrezaton. Ah, sigurisht, dhe me nje pirsing ne hunde.

4 nentor 2006

Publikuar ne revisten "Klan"

Comments ( posted):

Post your comment comment
// Rate this article
0